Ivanka kundër babait të saj: Ai ka gabuar që i ka ndarë familjet e emigrantëve

Deri para pak orësh e vetmja që kishte dal kundër politikave që Donald Trump kishte marrë për familjet emigrante ishte bashkëshortja e tij Melanie Trump. Por pas kaq shumë muajsh heshtje dhe pa asnjë prononcim për këtë çështje ka folur vajza e Presidentit . Ajo e ka bërë hapur dhe publike kritikën e saj ndaj të atit  pikërisht për dy tema që janë më në qendër të vëmendjes së manjatit, emigrantët dhe mediat.

Për vajzën e Presidentit, në fakt është e gabuar të ndash familjet e emigrantëve, ndërsa gazetat e televizionet nuk janë armiq të popullit siç pretendon i ati.

Çështja e ndarjes së familjeve emigrante përshkruhet nga Ivanka si “pika më e dobët e pranisë sime” në Shtëpinë e Bardhë, duke theksuar vështirësinë e rolit të saj si këshilltare e babait me të cilin, megjithatë, jo gjithmonë bie dakord edhe pse ai e konsideron atë krahun e djathtë.

Dhe pikërisht për shkak të politikës së emigracionit, vajza e Trump ishte kritikuar ashpër për mos ndalimin e manjatit dhe për mos distancimin publik nga ai.

Gjë që vajza e Presidentit e ka bërë tani dhe nuk mund të përjashtohet se e ka bërë këtë lëvizje nga ambiciet personale politike. Prej kohësh po qarkullojnë zëra për një marrëveshje me bashkëshortin e saj, Jared Kushner, se nëse dikush në familje do të rishpallte kandidaturën për Shtëpinë e Bardhë do të ishte Ivanka, e cila do ëndërronte të bëhej presidentja e parë grua.

SHKARKO APP