Izolimi u ndryshon look-un, deputetët me mjekër dhe flokë të stiluara, gratë deputete me maska të personalizuara
Pandemia botërore ka ndryshuar mënyrën e jetesës për të gjithë shoqërinë, për shkak të izolimit.
Mbyllja e shumë aktiviteteve private i ka privuar qytetarët që të marrin disa shërbime që në përditshmërinë normale janë të domosdoshme.
Mbyllja e dyqaneve të berbereve dhe parukerive ka sjellë ndryshime të mëdha në pamjen e deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë, apo përfaqësuesve të opozitës.
Disa prej tyre kanë gjetur mundësinë që të mos e ndjejnë mungesën e izolimit të këtyre shërbimeve estetike, ndërsa për disa të tjerë jo.
Madje duke e kthyer edhe në trend, siç shihen deputetët e mazhorancës, opozitës parlamentare, apo ish-deputetë të Partisë Demokratike.
Ndërsa për gratë deputete, mbyllja e parukerive nuk është ndjerë, por ajo që vihet re është përdorimi i maskave të personalizuara dhe të kombinuara me veshjen. /Ora News