Izraelit i “plas bomba”! Fituan me këngë të vjedhur vetëm për të promovuar Jerusalemin?

Siç nisi, duket se po bitiset. Fitorja e Netta Barzilai në Eurosong u kontestua gjerësisht, si nga të pranishmit në Eurovizion, por edhe nga qytetarët që dëgjuan këtë këngë.

Mirëpo, siç duket, njerëzit kanë patur të drejtë. Kohët e fundit, “Universal Music Studios” ka njoftuar ngritjen e një padie për këtë këngë.

Doron Medalie dhe Stav Beger krijuan këngën fituese “Toy” të Netta Barzilai, por është zbuluar se ajo është një plagjiaturë e grupit “The White”, pra vjedhje.

Fitorja e Izraelit u konsiderua si një përzgjedhje me prapavijë politike, në funksion të promovimit të Jerusalemit si kryeqytet i ri i Izraelit.

Nëse kërkesa vërtetohet në gjykatë, ajo mund të skualifikojë të drejtën e “Toy” për të marrë pjesë në Eurovizion dhe të heqë Izraelin si një nga vendet fituese.

Si rrjedhojë, ai nuk do të jetë pritës i Eurosongut vitin e ardhshëm.

The White Stripes - Seven Nation Army (Official Music Video)
Netta - TOY - Israel - Official Music Video - Eurovision 2018

 

SHKARKO APP