Ja aeroportet që priten të ndërtohen nëpër botë (FOTO)

Njerëzit sa vijnë e udhëtojnë më shumë me avionë. Për këtë arsye, qytetet me më shumë trafik po ndërtojnë aeroporte të reja për të balluar fluksin e dhjetëra miliona udhëtarëve. Rezultati është që bota pasurohet me vepra moderne arkitekturore, të cilat orientohen më shumë drejt hapësirave e ngjyrave, për të lënë pas zymtinë e të shkuarës. Këto vepra janë aq madhore sa për përurimin e tyre organizohen ceremoni të veçanta. Presidenti Shqiptar, Ilir Meta, ishte një nga udhëheqësit shtetërorë të ftuar në aeroportin e Stambollit.

Aeroporti Daxing i Pekinit. Do të jetë një nga më të mëdhenjtë në botë. Është llogaritur edhe që të ulë kohën që udhëtarit bëjnë në këmbë.

Long Than në Vietnamn do të hapet në vitin 2025.

Aeroporti Al Maktoum i Dubait, tashmë i hapur, një ditë do të ketë pesë terminale.

Aeroporti ndërkombëtar i Njuarkut , në Nju Xhersi të SHBA-ve, do të marrë 2.3 miliardë dollarë për t’u përmirësuar.

SHKARKO APP