
Koronavirusi ka arritur pothuajse në 10 mijë raste, deri më 31 janari, ndërkohë që OBSH ka shpallur një gjendje globale të jashtëzakonshme. Në këtë kontekst, frika nga infektimi është shumë e lartë, aq sa pothuajse mund të shndërrohet në psikozë. Ndonjëherë paniku ushqehet edhe nga lajme të rreme dhe ide jo plotësisht të sakta, siç është fakti që përdorimi i maskave është kudo i nevojshëm, apo edhe nga raste paragjykimesh dhe diskriminimesh ndaj popullit dhe kulturës kineze.
Por si të mbroheni nga gjendja e ankthit dhe e panikut? Arma më e mirë është si gjithmonë numrat, të cilët flasin për një infeksion ngjitës, por me një shkallë vdekshmërie në orë më të ulët se ajo e epidemive të tjera në një shkallë globale vitet e fundit, siç është pandemia e gripit të vitit 2009, e njohur si gripi i derrit.
Për të mos u frikësuar, është mirë të keni parasysh shifrat dhe numrat me dorë, sipas tw cilave koronavirusi i ri ka një shkallë vdekshmërie më të ulët sesa shumë epidemi të njohura dhe të rëndësishme të kohëve të fundit që kanë frikësuar botën, përfshirë Sars , gripi i shpendëve dhe gripi i derrave. Krahasimi i menjëhershëm është me Sars, një pneumoni virale e shkaktuar nga një koronavirus tjetër, i cili në 2003 shkaktoi 774 vdekje.
Gjendja e panikut nuk ka kuptim, por sigurisht që është mirë të ndiqni indikacionet e autoriteteve shëndetësore dita ditës për masat thelbësore që duhet të merren. Për shembull, në ditët e kaluara, OBSH tregoi që duhet të shmangim udhëtimet për në Kinë përveç rasteve kur ishte vërtet e nevojshme të paktën për momentin, çka nuk është një masë drastike por parandaluese ndërkohë që autoritet po zhvillojnë vaksinën e posaçme.
Pra më pak fjalë, një nga mënyrat më efikase për të mos kaluar ndjesi paniku dhe ankthi është të qëndroni gjithmonë vigjilent dhe të azhurnuar me masat e treguara nga autoritetet zyrtare dhe me çfarë realisht është ky virus e si parandalohet. (wired)
/ SCAN
