Ja pse duhet të vraponi çdo ditë

Aktivitete fizike janë shumë të rëndësishme për shëndetin tuaj, e sidomos vrapimi.

Këto janë benefitet që do të keni nëse filloni vrapimin:

Vrapimi forcon zemrën dhe rrit numrin e kapilarëve në trupin tuaj e po ashtu edhe qelizat e kuqe të gjakut. Muskujt bëhen më të fortë.

Është mënyrë e mrekullueshme për të larguar stresin. Trupi juaj akumulon tërë nervozizmin dhe lodhjen e ditës. Për ta hequr qafe, duhet të djersini shumë dhe vrapimi është gjëja e duhur për të bërë…

Kur vraponi, trupi juaj liron hormonin e endorfinës që është ndryshe edhe hormoni i lumturisë. Dhe automatikisht kur lirohet endorfina në gjak, ju përjetoni ndjenjën e euforisë dhe depresioni zhduket.

Të vrapuarit rregullisht po ashtu rrit edhe hemoglobinën në gjakun tuaj dhe ndihmon që të forconi sistemin imunitar.

Dhe… çka është më e rëndësishmja, nuk ka rëndësi se në cilën kohë të ditës vraponi, por veç vraponi.

SHKARKO APP