Ja sa kilogramë mund të fitoni nëse jeni në një lidhje të lumtur

Nëse jeni në një lidhje të lumtur, mos prisni të bini nga pesha, sepse kjo nuk do të ndodhë dhe është e vërtetuar shkencërisht! Fitimi i peshës gjatë kohës që jeni të dashuruar, është e pashmangshme dhe sipas një studimi të kryer nga Universiteti i Queensland në Australi, mesatarisht njerëzit në një marrëdhënie të lumtur mund të peshojnë deri në 13 kilogramë më shumë.

Sipas një studimi tjetër të bërë nga Southern Methodist University në Dallas, ekziston një lidhje mes kënaqësisë dhe fitimit së peshës. Studiuesit ndoqën 200 të porsamartuar gjatë katër viteve dhe panë që sjelljet dhe zakonet e tyre favorizonin shtimin në peshë. Sipas Andrea Meltzer, kreut të studimit sa më të lumtur te jemi, aq më të prirur jemi të fitojmë peshë sepse mes këtyre dy komponentëve duket se ekziston një përpjestim i drejtë. LIVING

SHKARKO APP