Ja si duhet ta vendosni pemën e Krishtlindjeve këtë vit sipas trendeve të Instagramit

Në qoftë se jeni entuziastë për sezonin e festave dhe dekorimet që bëhen me rastin e tyre, bëhuni gati për një trend të ri të Instagramit.

Për t’u shkëputur paksa nga “monotonia” e çdo viti, njerëzit e rrjeteve sociale kanë prezantuar Pemën Portal.

Në këtë rast pema tradicionale e Krishtlindjeve ndahet në dy pjesë, njëra vendoset në tavan dhe pjesa tjetër në tokë. Në këtë mënyrë duket sikur keni krijuar një portal nga bredhi tipik i Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri.

Kjo mënyrë e vendosjes lindi fillimisht në vitin 2012, por si duket trendi është kthyer sërisht këtë sezon festiv. Tetë ditë më parë, në përdorues postoi një fotografi të pemës së ndarë në Reddit dhe deri më tani ajo është parë mbi 43.000 herë.

SHKARKO APP