Ja si ka uruar gazeta Austro-Hungareze, shpalljen e Pavarësisë në 1912

 

Historitë janë ato që ngelen nga një popull, dhe janë historitë ato që tregojnë ngjarjet më të rëndësishme të një shteti. Në kuadër të Pavarësisë së Shtetit tonë, në internet po qarkullon faqja e parë e një gazete nga Austro-Hungaria. Të gjithë e dimë se ky shtet, ka qenë një ndër mbështetëset më të fuqishme, dhe seriozët që ndikuan në Pavarësinë e Shqipërisë para dhe pas shpalljes së saj,  në vitin 1912. Gjatë shpalljes së pavarësisë, në vitin 1912, mjaft gazeta të kohës i kushtuar hapësirë dhe vëmendje, por gazeta "Das interesante Blatt", i ka kushtuar plot një artikull, atëherë në vitin 1912, në numrin e muaj dhjetor.

Ndoshta ajo ka qenë edhe arsyeja që në fund të nëntorit të vitit 1912, gazeta e asaj kohe “Das interesante Blatt”, i kushtoi kryeartikullin e gazetës. Ende sot kur e sheh këtë gazetë, ndjen të njëjta emocione krenarie, për vendin tënd.

Artikulli njofton shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë në Vlorë, nëpërmes një pikture që pasqyron pamjen kur Ismail Bej Qemali, kur doli në ballkonin e shtëpisë së Pavarësisë dhe e dha lajmin e shpalljes së pavarësisë.

 

Redjon Shtylla

SHKARKO APP