Ja titujt e librave të rinj në libraritë e kryeqytetit

Libraritë e kryeqytetit tashmë kanë më shumë tituj të rinj në raftet e tyre.Autorët janë të shumtë dhe gjithashtu preferencat e lexuesve janë të ndryshme në lidhje me gjinitë e romaneve. Ndër autorët shqiptarë përmendim librin e Fatos Kongolit ” Gjemia e mbytur” një libër i cili ka vetëm një muaj që ka dalë në treg. Një libër i cili flet për të kaluarën e cila nuk mund të kuptohet pa të tashmën.

“Zigzake Takimesh” është një tjetër botim i ri i autorit francez David Foenkinos I cili është përkthyer nga Edmond Tupe.

Ndërsa botime të autoëve të huaj përmendim “Një orë për të jetuar një orë për të dashuruar” libër i cili ka dy autorë Richard dhe Kristine Carlson.”Topi është i imi” Lucioano Moggi, “Mikeshat” i Simone de Beauvoir.Por edhe pse me tituj të autorëve shqiptarë në treg sërish vihet re një tendëncë e lexuesve drejt autorëve te huaj:

Nga një vëzhgim i bërë nga Ora News në disa nga libraritë e kryeqytetit del në pah se është rritur vëmendja e adoleshentëve tek libri, duke u larguar kështu për disa orë nga bota e internetit.

SHKARKO APP