Ja vitamina që po bën mrekullinë kundër koronavirusit

Shkencëtarët po hetojnë një lidhje të mundshme mes shanseve të mbijetesës nga koronavirusi dhe niveleve të vitaminës D. Një testim dhjetë-javor që përfshin 200 pacientë me Covid-19 në Universitetin e Granadës në Spanjë do të përpiqet të përcaktojë nëse ajo që njihet ndryshe si “vitamina e diellit”, mund të ndihmojë në luftën ndaj sëmundjes.

Vitamina D prodhohet duke ekspozuar lëkurën në diell dhe është thelbësore për një sistem imunitar të shëndetshëm. Një studim i realizuar së fundi nga Trinity College në Dublin fzbuloi se tek të rriturit e prekur që kishin marrë suplemente të vitaminës D, shkalla e infeksioneve në gjoks ra me 50%.

Dr Jenna Macciochi, nga Universiteti i Sussex, tha: ‘Nëse keni mungesë të vitaminës D, atëherë gjasat që të merrni një të ftohur janë tre deri në katër herë më të mëdha”. Me këtë logjikë sipas saj, edhe një infeksion viral i frymëmarrjes si Covid-19 do të ishte më i keq në rastin kur kjo vitamin mungon.

SHKARKO APP