“Jam e martuar, por jam ende e virgjër”

Jo gjithmonë historitë e dashurisë kanë një fund të lumtur. Një vajzë ka treguar shqetësimin e saj në letrën për rubrikën e Elle, Ask E.Jean ku kërkon ndihmë pasi është e martuar, por ende nuk ka kryer marrëdhënie seksuale me bashkëshortin. Prandaj ajo kërkon ndihmën e ekspertes duke i shpjeguar detajet e martesës.

“Jam e martuar prej katër muajsh dhe jam ende e virgjër. Sa herë që përpiqem të futem në intimitet, bashkëshorti im nuk më lejon që të heq të brendshmet. Puna ime është ta kënaq me seks oral dhe kaq. Kam provuar ti shfaq filma e libra si dhe ti flas. Asgjë nuk funksionon. Hera e vetme që hoqa sytjenat, ai më pyeti përse gjoksi im është i varur. Ndërsa nga njerëzit e tjerë më konsiderojnë si femër të bukur. Jemi të dy nga India dhe jemi martuar në Shtetet e Bashkuara. Jam në master me një vizë studentore dhe ai po bën trajnime me një kompani amerikane. Nuk dua të vuaj në këtë mënyrë!”

Përgjigja e ekspertes: Djali nuk është gati për martesë. Dua të të them se jeta është e shkurtër që të lutesh për një moment dashurien për këtë djalë. Kujdes. Mos kërko menjëherë divorcin. Ai duket sikur ka probleme, por mund të jetë një bashkëshort shumë i mirë. Meshkujt tradicional indianë mund të jenë djem mamaje që nuk i përfillin femrat që i kërkojnë marrëdhënie seksuale, por mund të jenë bashkëshortë dhe baballarë të përgjegjshëm. Të sugjeroj të takohesh me një konsulent indian dhe nëse gjërat nuk shkojnë mirë e vendos të divorcohesh, mos u kthe në Indi. Ky është një vendim i marrë nga një zemër e thyer. Femrat e divorcuara nuk trajtohen mirë në shoqërinë indiane. Mund të jetë e vështirë të gjesh bashkëshort dhe punë atje. Qëndro në Amerikë dhe do kesh edukim, gjuhë dhe jetë. Tako konsulentin dhe mendohu për veprimin e rradhës. Por nuk më pëlqen djali me të cilin je martuar.

SHKARKO APP