“Janë shtuar shumë meshkujt që…”, detektivja private që zbulon tradhtitë jep detajet

Izolimi nga pandemia e koronavirusit ka bërë që meshkujt të jenë dyshues ndaj femrave, konkretisht ndaj partnereve të tyre, me të cilat kanë zgjedhur të kalojnë edhe jetën.

Dedektivja private Shkenda Lili duke folur për tradhëtinë, tha se përpos fermave që duan të dinë nëse partneri i tradhëton, kohët e fundit sidomos gjatë periudhës së pandemisë janë rritur dhe kërkesat e burrave që kërkojnë të investigojnë partneren.

“Femrat që kanë ardhur më shumë, por këto kohët e fundit edhe meshkujt po e heqin tabunë duke u drejtuar në një zyrë dediktivi. Mashkulli shqiptar është i ndrojtur ta ulë veten dhe që të vijë tek një dedektiv për të ndjekur partneren. Por ka filluar këto kohët e fundit sidomos pas pandemisë ka filluar për çudi. Por femra është ajo që ka instiktin për të dyshuar, dhe nëse partneri i saj nuk ka asgjë“, tha Shkenda në emisionin “Abc-ja e mëngjesit” .

SHKARKO APP