Japoni, në Tokyo për festivalin e ngjyrave të vjeshtës

Tokyo, një metropol shumë modern, një skyline fantastiko-shkencor dhe në rrugë një aktivitet i bërë tashmë ikonik.

Festivali i gjetheve, festa tradicionale që zhvillohet gjithmonë në muajin tetor deri në nëntor. Të shumta vendet përreth Tokyo ku mund të ecësh dhe të admirosh ngjyrat e vjeshtës. Nga fundi i tetorit dhe fillimi i nëntorit përgjatë lumit Tamagawa, Mitake Gorge Autumn Colors Festival ofron mundësinë të shijoni pamjet spektakolare të pemëve nga e gjithë Japonia. Përveç panoramës së mrekullueshme organizohen ekskursione dhe rrugët ndriçohen nga drita shumëngjyrëshe që e bëjnë aktivitetit më të veçantë. Gjatë mesit të tetorit në malin Mitake, ky takim është perfekt për ‘gjuetarët e gjetheve’, sepse në të përfshihen edhe performanca muzikore dhe shumë eksperienca të tjera.

Në kërkim të ngjyrave në malin Takao- Për të gjithë muajin nëntor, të gjithë reflektorët drejtohen në Mount Takao Autumn Leaves Festival, ku mund të shijosh momente argëtuese në mes të natyrës.

Festivali i Koyo i hap dyert një Show në Memorial Park dhe aty vizitorët mund të shijojnë gjethet e verdha dhe të kuqe, tingujt e tamburëve, kërcimin dhe orkestrat të cilat nuk krahasohen me asgjë. Fundi i ditës mbyllet me një ceremoni autentike me çaj.

SHKARKO APP