Japonia ka 70 mijë 100-vjeçarë, shumica gra

Numri i 100-vjeçarve në Japoni u rrit 3,1% krahasuar me një vit më parë, në një rekord prej 69 785 personash, ku gati 90% e tyre janë gra, tha sot qeveria japoneze. “Kjo shifër përfaqëson vitin e 48-të të rritjes së vazhdueshme të kësaj moshe”, tha Ministria japoneze e Shëndetësisë, Punës dhe Mirëqenies në një raport. Japonia kishte vetëm 153 100-vjeçarë në vitin 1963, kur ministria filloi studimin. “Shifra arriti 1 000 në 1981, në 10 000 në 1998 dhe në 50000 në 2012”, tha ministria. Japonia ka personin më të moshuar të gjallë në botë, Kane Tanaka, një grua 115-vjeçare në qytetin jugperëndimor të Fukuoka. Njerëzit e moshës 65 vjeç e lart vlerësohet se do të përbëjnë 38,1% të popullsisë së përgjithshme në vitin 2060, nga 26,6 % në vitin 2015, sipas Institutit Kombëtar të Studimit të Popullsisë dhe Sigurisë.

SHKARKO APP