Java e martesës në Shqipëri

Nga data 7-14 Shkurt është “Java e Martesës”, e cila organizohet prej 9 vitesh edhe në Shqipëri. Java e Martesës është një lëvizje ndërkombëtare në rritje, që çdo vit rreth 2 milionë njerëz marrin pjesë në aktivitete të Javës së Martesës në rreth 30 vende në katër kontinente!

Martesat e forta janë themeli për familje të forta, dhe familjet e forta janë shtyllat e një shoqërie të shëndetshme. Problemi është se shpesh jemi shumë të zënë për t’i dhënë martesës kujdesin që meriton. Java e Martesës synon t’u kujtojë çifteve të martuara në Shqipëri t’i japin prioritet njëri-tjetrit. Aktivitet e Javës së Martesës kanë si qëllimin të inkurajojë çdo çift, pavarësisht nëse janë të sapomartuar apo gjyshër, që të investojnë kohë dhe energji për forcimin e martesës së tyre. Në martesë, ashtu si në shumë gjëra të tjera, janë investimet e vogla që sjellin ndryshim të madh!

Tashmë lëvizja ndërkombëtare operon në Shqipëri dhe ushtron aktivitetin Përmes informacioneve dhe këshillave në faqen tonë në Facebook – Java e Martesës, e cila ka me mijëra ndjekës; revistës “Java e Martesës” (porositet tek martesadhefamilja@gmail.com), e cila arrin dhjetëra mijëra çifte në Shqipëri dhe Kosovë çdo vit, prodhimit dhe promovimit të librave, resurseve dhe kurseve trajnuese, të cilat i ndihmojnë çiftet të rriten në dashuri dhe në njohje, përfshirjes së dhjetëra organizatave dhe kishave që organizojnë mbrëmje romantike dhe seminare martese dhe aktivitete për çifte çdo vit, nëpërmjet medias – duke rritur ndërgjegjësimin e çifteve të kudondodhura që: “Po, mund të keni vërtetë një martesë shumë të mirë!”.

Lëvizja i bënë «ftesë medias së shtypur dhe asaj elektronike të angazhohen seriozisht me temën e martesës dhe rëndësinë e saj për shoqërinë shqiptare. Anëtarët e grupit të punës të Javës së Martesës do të jenë të gatshëm për intervista si dhe të marrin pjesë në panele diskutimi. Për më shumë informacione ju lutemi kontaktoni në adresën tonë elektronike martesadhefamilja@gmail.com ose tek 0692066899. Ju, gjithashtu, mund të bëheni pjesë e lëvizjes, dhe pse të mos e bëni çdo javë një “Javë Martese” në shtëpinë tuaj?».

SHKARKO APP