Java nis me kthjellime, ulen temperaturat

Shirat e fundjavës që sollën jo pak probleme në vend tashmë mbeten pas. Dita e sotme karakterizohet nga dominime kthjellimesh dhe vranësirash.

Më të shpeshta vranësirat janë në veri-qendër, gjatë pjesës së parë të ditës, ndërsa pasdite më të dukshme në qendër-jug, sipas Meteoalb.

Temperaturat e ajrit do të ulen me 2-3°C gjatë mëngjesit duke shënuar minimalisht -3°C apo -4°C në zonat malore ndërsa mesdita do të ruajë vlera termike thuajse konstante; pritet maksimumi 14-15°C në Jugperëndim.

SHKARKO APP