Je kundër rregullores! Vajza me kancer detyrohet të heqë kapelen në shkollë

Një vajzë 13 vjeçe po lufton me kancerin dhe mban kapele në shkollë për të fshehur flokët që i bien, por papritur u detyrua të bënte dicka që nuk donte.

Bella Thurston nga Meksika e re u detyrua të hiqte kapelen për fotografinë zyrtare të studentëve të shkollës.

“Ishte shumë turpëruese dhe e mërzitshme për mua. Po përpiqesha të mos qaja. Nuk ishte një eksperiencë e mirë”,tha ajo për KOAT.

Bella u diagnostikua me kancer kur ishte 5 vjeçe, por kur filloi kimioterapitë pati rënie të flokëve. Për këtë arsye vogëlushja vendosi të mbajë kapele. Gjatë momentit të fotografisë, një punonjës i studios fotografike i tha se duhet ta hiqte pasi ishte kundra rregullores së shkollës.

SHKARKO APP