Je student në inxhinieri? UKT hap aplikimet për intership, në fund edhe mund të punësohesh

Je student apo ke mbaruar studimet në shkencat inxhinierike? Atëherë ke një mundësi të mirë për të marrë një përvojë të mirë pune, pse jo edhe të punësohesh në fund. Ujësjellësi i Tiranës me mbështetjen e Sektorit të Koordinimit të Projekteve të Huaja në Bashkinë e Tiranës prej disa vitesh ndjek politikën e tërheqjes së profesionistëve të rinj pranë saj. Edhe këtë vit UKT ka hapur programin e praktikës/intershipit duke ofruar kështu mundësi praktike dhe eksperiencë të vlefshme për fillimin e karrierës të studentëve shqiptarë.

Prej vitesh UKT ka lidhur një marrëveshje me Fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit të Universitetit Politeknik të Tiranës, shkollën e Mesme të Ndërtimit “Karl Gega” si dhe me Drejtorinë Rajonale të Formimit Profesional, duke e bërë të prekshme praktikën profesionale në një institucion prestigjoz për çdo student që aplikon.

Të gjithë studentët e interesuar për kryerjen e intershipit duhet të aplikojnë duke plotësuar Formularin e Aplikimit për Praktikën Mësimore që e gjeni fare thjeshtë tek ëebsite i UKT-së http://ujesjellesitirane.al/ dhe ta dërgoni atë në adresën info@ukt.

SHKARKO APP