“Jeni gruaja e Macron?”, 100-vjeçarja ngatërron Angela Merkel, shihni reagimin e kancelares

Gjatë festimeve në Paris për 100 vjetorin e paqes pas përfundimit të Luftës së Parë Botërore, përveç takimeve të liderëve politikë botërorë kishte edhe skena që dilnin jashtë protokollit.

Ndërkohë që presidenti i Francës, Emanuel Macron, takon një grua 100-vjeçare e lindur në të njëjtin vit kur kishte mbaruar Lufta e Parë, ajo shprehet se “kjo është fantastike”“Është fantastike“, thotë gruaja e moshuar, “që t’i jap dorën presidentit të Republikës”.

Ndërkohë gjatë fotos ajo duke dashur të kuptojë se me kë ishte afër e pyet kancelaren e Gjermanisë Angela Merkel nëse ajo ishte zonja Brigitte Macron. “Ju jeni zonja Macron”, i drejtohet 100-vjeçarja franceze Merkelit. Por Angela Merkel i përgjigjet në mënyrë shumë të sjellshme se ishte kancelarja e Gjermanisë, madje duke ia përsëritur disa herë në vesh këtë gjë.

Swiss Digital Desktop Reklama

 

Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Mendoni se Berisha do ta bllokojë kryeministrin me turma popullore?