Jepet çmimi letrar “Gjergj Fishta”

Ky ishte një event kulturor , duke nxitur, mbështetur e vlerësuar krijuesit e Rajonit të Lezhës, si ata me përvojë por edhe të rinj, si risi kulturore e këtij Qarku dhe e kryetarit Pashk Gjoni, për mbarë komunitetitn krijues të Rajonit të  Lezhës, që ka qenë dhe mbetet trualli dhe fidanishtja e krijuesve të moshave dhe profesioneve të ndryshme, si në poezi, prozë, publicistikë, art siç është Lezha. Juria e përbërë nga ; Alfred Çapaliku , Demir Gjergji dhe Ndue Gjika, në mes të 14 autorëve , që konkuruan për këtë çmim prestigjioz , që mban emrin e Poetit të madh “Homerit Shqiptar”, At Gjergj Fishta, vlerësoi me çmimin në poezi ; Fatmira Loci, çmimin në prozë , Alket Bushi, çmimin në publicistikë e shkruar ; Ndue Dedaj, publicistikë  vizive; Vera Deda etj. Ky eveniment kulturor , siç u tha edhe nga të pranishmit , poetët dhe ata që u vlerësuan me çmime , është mbajtja gjallë dhe zgjuar shpirtin e krijimtarisë letrare, nxitës i mendimit krijues , më prurje estetike, stilistike etj. për mbarë komunitetin krijues të Rajonit të Lezhës.

Jak Rrozhani

Swiss Digital Desktop Reklama
Swiss Digital Mobile Reklama

SHKARKO APP

KOHA JONË SONDAZH

Pas vendimit të gjykatës kushtetuese a duhet liruar Erion Veliaj dhe të gjykohet në gjëndje të lirë?