Jepini fund këtij zbukurimi për Krishtlindje (FOTO)

Njerëzit i duan Krishtlindjet dhe festat e fundvitit, sepse hanë më shumë dhe janë të justifikuar se kanë sebep dhe sepse i gjithë qyteti zbukurohet dhe ca drita të kuqe, të verdha apo jeshile vezullojnë ngado duke krijuar atmosferë të ngrohtë festive. Sa bukur tingëllon. Pastaj janë ata, vrasësit e Krishtlindjeve, që në dekorimet e tyre përdorin ngjyra blu! A ka gjë më anti-Krishtlindjeske?

Ngjyra blu nuk ka asgjë festive, është e ftohtë dhe gati-gati armiqësore. Ngjyra blu përdoret në spitale. Kush tha ndonjëherë: Oh sa më ka marrë malli të shkoj në spital?

Njerëz nga e gjithë bota po i kundërvihen përdorimit të dritave blu në sezonin e festave, sepse nuk e jep aspak atë impaktin e dritave të kuqe apo të verdha që vezullojnë në errësirë dhe të bëjnë të ndihesh rehat dhe ngrohtë, si në shtëpi.

E kuqja është ngjyra e Krishtlindjeve, e preferuara e Babagjyshit dhe hellooo, hunda e Rudolfit. Jeshilja është ngjyra e pemës së Krishtlindjeve, e verdha ngjyra e dritës së qirinjve dhe zjarrit në oxhak, kurse e bardha ngjyra e borës. Bluja nga ana tjetër është ngjyra e emergjencave, skenave të krimit dhe aksidenteve, bluja nuk hyn asgjëkundi dhe ky trend i ri s’bën tjetër veçse vesh muajin më festiv të vitit me errësirë dhe frikë.

SHKARKO APP