Jeta e kancelares Angela Merkel, tashmë në një film

Merkel, vajza e një pastori dhe një shkencëtareje e zonja, e cila u rrit në Gjermaninë Lindore komuniste, u bë Kancelarja e parë femër në Gjermani, në nëntor 2005.

Një film për jetën e Kancelares gjermane, Angela Merkel duket se do të shfaqet në ekran në vitin 2017, sipas njoftimit të "AVE" një kompani produksioni gjermane.

Lajmi për këtë është bërë i ditur nga prestigjiozja Der Spiegel. Bashkëproduksioni, i cili tani po punon nën titullin “Angela Merkel” do ta ketë gati filmin brenda 2 vjetësh, pikërisht në kohën kur Gjermania do të mbajë zgjedhjet e përgjithshme.

Në pikun e krizës së borxhit në eurozonë, Merkel u portretizua me një mustaqe alla-hitleriane nga vendet fqinje, por u vlerësua në shtëpi për menaxhimin e mençur të krizës. Sondazhet sugjerojnë se ajo do të fitojë një mandat të kartërt si kancelare në vitin 2017, nëse kandidon sërish.

“Ajo ka sharm dhe njihet në të gjithë botën. Ajo shkakton trazira, ajo përfshihet. Ka ardhur koha që të filmohet jeta e saj për një audiencë botërore”, ka thënë drejtori i shtëpisë së produksionit “AVE”, Ëalid Nadschbandi. Pas regjisë së filmit qëndron një gazetar nga e përjavshmja “Spiegel” dhe autori, Dirk Kurbjuëeit. “Ajo është politikania më e magjishme e kohës sonë”, tha Kurbjuëeit në një intervistë për mediat gjermane.

SHKARKO APP