Jo më llamba halogjene! – Europa ndalon hyrjen e tyre

Pas afro 60 vitesh në përdorim, llambat halogjene do të zëvendësohen me LEDs më efikas të energjisë.

Pothuaj pas 60 viteve të ndriçimit të shtëpive dhe të rrugëve tona, llambat halogjene do të ndalohen në Europë nisur nga 1 shtatori. Rezervat e mbetura ende mund të shiten, megjithatë do të përjashtohen kapsulat, lineare dhe me tension të ulët të përdorur në dritat e furrës. Përdorimi i dritave LEDs bëhet me qëllim uljen e emetimeve dhe faturave të energjisë ,sipas industrisë, aktivistëve dhe ekspertëve. LEDs konsumojnë pesë herë më pak energji se llambat halogjene dhe largimi i tyre do të parandalojë më shumë se 15 milion ton emetime të karbonit në vit, një sasi e barabartë me përdorimin vjetor të energjisë elektrike të Portugalisë. Gjithashtu, llambat halogjenë zgjasin mesatarisht vetëm dy vjet, krahasuar me LED-et që kanë një jetëgjatësi prej 15-20 vitesh.Por ka edhe mendime “kundra” heqjes së këtyre llambave.

Përpjekja e BE për të ndaluar llambat me halogjen është e gabuar sepse konsumatorët do të vuajnë financiarisht dhe është gjithmonë shtresa e varfër që vuan më shumë nga këto lloj politikash”. Konsumatorët duhet të kenë lirinë e zgjedhjes dhe nuk duhet të imponohen nga BE”. –tha Jonathan Bullock, zëdhëndësi i Ukip në Parlamentin Europian.

Një llambë halogjene mund të jetë më e lirë për tu blerë fillimisht por shpenzimet e energjisë elektrike do të jenë më të shtrenjta. Kursimet e konsumatorëve do te rriten sepse LED-et zgjasin shumë më shumë se llambat me filament dhe përdorin shumë më pak energji.

SHKARKO APP