Jo provime në vapë; Studimi: Rezultate të këqija

Një studim e konfirmon: në vitet me mot më të nxehte se normalja, nxënësit nuk dalin mirë në provime. Raporti i disa universiteteve amerikane, përfshirë atë të Harvard tregon se ka një lidhje domethënëse mes temperaturave te larta dhe rezultateve me të dobëta në shkollë.

Studentët që jepnin provime në vere janë ankuar me kohë se i nxehti i madh nuk i lejonte të përqendroheshin siç duhet. Por kjo përbën të parën herë që provohet në mënyrë shkencore një lidhje e tillë.

Studimi i publikuar nga Byroja Federale Amerikane e Kërkimeve Ekonomike le të kuptohet se nxënësit kishin rezultate më të dobëta në vitet e nxehtë dhe më të mira në vitet me të ftohtë.

Kërkuesit kanë llogaritur se për çdo rritje të temperaturës mesatare me 0.55 gradë ka 1% rënie të aftësisë për të mësuar. Kjo e fundit dallohej që kur temperatura rritej mbi 32 gradë Celsius e pastaj vihej re edhe me tepër kur kapërcente 38 gradët.

SHKARKO APP