Jo vetëm roje plazhi/ Kush është Eldi, djali që shpëtoi nga mbytja turistin nga Kosova?

Ditën e djeshme një 28 vjeçar nga Kosova rrezikoi të mbytej në plazhin e Velipojës. Jeta e tij u shpëtua falë ndërhyrjes së një djali të ri në moshë, i cili fillimisht u mendua se ishte roja i plazhit.

I riu quhet Eldi Hasani dhe gjatë verës punon si vrojtues në plazhin e Velipojës.

Ditën e djeshme ai ka treguar se di ta kryejë më së miri punën e tij.

Mirëpo, nëse një pjesë e madhe e jona u njoh me Eldin përmes aktit të tij heroik, me siguri meshkujt e njohin ca më ndryshe.

Eldi është portier i skuadrës së Vllaznisë së Shkodrës.

Ai i ka treguar aftësitë e tij në sportin e dashur për meshkujt shqiptarë dhe ata në të gjithë botën, ndërsa ditën e djeshme sërish tregoi se është personi i duhur për atë punë që i kanë caktuar!

SHKARKO APP