John Newman në Tiranë në kuadër të “Natës së Bardhë”

John Newman do të performojë në Tiranë për Natën e Bardhë. Këtë lajm e ka bërë me dije Erion Veliaj, përmes një statusi në rrjetin social Facebook.

Bëhet fjalë për kantautorin britanik John Newman, i bërë i famshëm me këngën e tij “Love me Again”, i cili do të vijë në kryeqytet një vit pas performancës së këngëtares Jessie J, në aktivitetet që do të zhvillohen në kuadër të “Natës së Bardhë”.

Ka qenë vetë kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, i cili me anë të një postimi në Facebook ka zbuluar surprizën e parë.

"Pas Jessie J, këtë vit do të na bashkohet për festimet e Natës së Bardhë artisti tjetër i famshëm britanik John Newman. Shpërndaje videon, lajmin dhe sill çdo shok e shoqe në Tiranë në datë 29 Nëntor, ora 18:00.‪ ‎NataBardhe2015".

SHKARKO APP