“Joshje Filarmonike”/ Shkëlzen Doli dhe Luca Monti në RadioKulturhaus në Vjenë
Dy fituesit e çmimeve ndërkombëtare, muzikanët Shkëlzen Doli dhe Luca Monti janë ftuar nga RadioKulturhaus, ku do të luajnë ndër të tjera veprat e Ëolfgang Amadeus Mozart, Brahms dhe Fritz Kreisler. “Joshje filarmonike” është quajtur edhe shfaqja që do të transmetohet në livestream (direkt në internet) mbrëmjen e sotme në orën 19:30 në sitin prestigjioz vjenez “radiokulturhaus.orf.at”. Vetëm 17 vjeç, fare i ri, shqiptari nga Kosova i lindur në Elbasan dhe rritur në Gjakovë, Shkëlzen Doli ka fituar edhe çmimin e parë “Violina e parë” që ishte edhe çmimi që Doli fitoi në “National Youth Music Competition” në ish Jugosllavi. Fitorja e disa çmimeve në konkurset rajonale bëri që në vitin 1986 të merrte një ftesë për t’u regjistruar në Gjimnazin e Muzikës të Novi Sadit, institucioni më i shquar i këtij lloji në ish-Jugosllavi. Më 1995 karriera e Shkëlzen Dolit si muzikant shënoi një sukses të ri shumë të rëndësishëm. Ai filloi të luante në Orkestrën Filarmonike të Vjenës. Shkëlzen Doli luan mbi një violinë mjaft të shtrenjtë siç është “Sanctus Seraphin, Venice 1748 “ex Hamma”, e cila është pjesë e koleksionit të Bankës Kombëtare të Austrisë. Njëkohësisht vazhdonte studimet në Universitetin për Muzikë dhe Arte Figurative të Vjenës.
Që atëherë stili dhe ngjyra tingullore e Filarmonisë së Vjenës kanë qenë vendimtare për të si violinist. Pjesëmarrja në ansamble të ndryshme filarmonike të muzikës së dhomës, si p. sh. te “Toyota Master Players”, “Virtuozët vjenezë” dhe Rene Staars “Ensemble Ëiener Collage”, “The Philharmonics”, e ndihmoi Shkëlzen Dolin të zinte një vend të përhershëm dhe të suksesshëm në skenën muzikore vjeneze. Shkëlzeni ka qenë në shumë turne si solist dhe anëtar i grupeve të muzikës së dhomës në shtete të ndryshme evropiane në Amerikën Veriore, Afrikë, Izrael dhe Japoni. Ai bën pjesë edhe në një grup të saporiformuar të muzikës së dhomës, në ansamblin “Philharmonisches Ensemble – Wien”.
Luca Monti është fitues i dyfishtë i njërit prej konkurseve më të famshme botërore, siç është edhe “Beethoven Piano Competition” në Vienë (në vitin 1989 dhe 1993). Mes të tjerash ai ka luajtur edhe në Musikverein dhe Konzerthaus të Vjenës, në sallën e koncerteve në Hamburg të Gjermanisë në festivalin Bregenzer, në Teatrin Ghione të Romës, në sallën Ansermet të Gjenevës, në Concert Hall në Neë York dhe Izumi Hall të Osakës. Përveç karrierës së tij si solist, Luca Monti i është dedikuar mjaft edhe muzikës së dhomës.