Ju duket e njohur? Kjo është shprehja që thonë të gjithë ish-at

“Më lejo të them, thjesht sepse është Krishtlindje dhe thua të vërtetën, dëshiron të kthehemi bashkë dhe pse lidhja jonë përfundoi kohë më parë?” Kjo shprehje duhet t’ju duket e njohur pasi është ndër më të përdorurat në romancat e shkatërruara.

Dihet se një në 10 persona kontaktohen nga ish-i i tyre për festat e fundvitit prej atmosferës së dashurisë që krijohet. Trendi njihet si ‘Marleying’ dhe u vendos nga Ebenezer Scrooge pasi partneri në biznes, Jacob Marley u rikthye për Krishtlindje pasi ishte larguar prej vitesh.

Studimi u krye nga eHarmony që thotë se trendi është nxitur nga njerëzit, të cilët kthehen në qytetin e lindjes për pushime. Mes 4.054 të anketuarve, rreth 10% thonë se e kanë provuar këtë gjë.

Pavarësisht zënkave që keni përjetuar, është nostalgjia e momenteve të bukura dhe rikthen shumë çifte në këtë periudhë.

SHKARKO APP