“Ju Flet Moska” – 11 ditët enigmatike të kalimit nga Lushnja në Tiranë, në 1920
Kongresi i Lushnjës është një ndër ngjarjet historike më të rëndësishme të kombit shqiptar ndaj ajo ishte dhe tema e trajtuar në emisionin “Ju Flet Moska” në RTV Ora këtë të martë.
Në analizën që bën gazetari Kastriot Myftaraj, gjatë 11 ditëve pas përfundimit të kongresit, kalimi nga Lushnja në Tiranë, fati i qeverisë së re të formuar rrezikohej në çdo moment.
Kastriot Myftaraj: 100 vjet më parë në trekëndëshin, Lushnjë-Durrës-Tiranë, zhvilloheshin ngajrje dramatike politike nga të cilat varej egzistenca e shtetit shqiptar në kuptimin e plotë të fjalës.Në përfundim të Kongresit të Lushnjës, në 31 janar 1920, qeveria duhet të shkonte në një kryeqyetet. Nuk mund të shpallej Lushnja për shkak të gjendjes në të cilën ajo gjendej në atë kohë. E rrethuar në mes të kënetave dhe moçaleve. Janë veçanërisht 11 ditë kur përfundon Kongresi i Lushnjës deri në 11 shkurt kur qeveria e re e Lushnjës hyri në Tiranë për të marrë këtej e tutje emrin qeveria e Tiranës. Në këto 11 ditë ka ndodhur shumë gjëra. Ajo që na bën përshtypje është që fati i qeverisë së re dhe fati i Shqipërisë rrezikohej në çdo moment.
Nëse kjo temë ju intrigoi sadopak, shikoni videon e emisionit të plotë: