“Ju flet Moska” – A i pamë, apo ende s’kemi parë gjë akoma?
Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora solli në fokus këtë të martë një prej shprehjeve të kryeministrit Edi Rama në vitin e parë të qeverisjes së tij, “Nuk keni parë gjë akoma”.
Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj ngre një pyetje nëse edhe pas 7 vite qeverisje të kryeministrit nëse kemi parë gjithçka që ai mund të ofronte apo ka akoma.
Kastriot Myftaraj: Kam marrë shkasë nga një deklaratë e Edi Ramës në vitin e parë të qeverisjes së tij në 2013 në shtator kur mori mandatin e kryeministrit nga Parlamenti. Ai tha më quani njeri të dhunshëm nisur nga këto që kam bërë deri më sot, por prisni se nuk keni parë gjë akoma. Ende pas 7 vitesh nuk kemi parë gjë akoma apo kemi më shumë për të parë. Në vitin e shtatë të mandatit të dytë ku çdo kryeministër në botë ka treguar gjithçka që mund të japë. Edhe Hitleri kishte nisur luftën botërore në vitin e shtatë të mandatit të dytë. Nuk është se bënë ndonjë gjë të jashtëzakonshme më vonë. A ndodh kështu edhe me Ramën. Nëse do tja bëje atij këtë pyetje ai do të përgjigjej që nuk keni parë asgjë akoma. Shpresoj që dikush të cilëve ai u përgjigjet tja bëj këtë pyetje. S’kemi parë gjë akoma është në logjikën e veprimeve dhe mendimeve të kryeministrit. Dikush mund të thotë që pmë tërmete dhe viruse si koronavirusi që nuk janë në dorën e kryeministrit. Por ama pamë dhe një konferencë donatorësh që dhanë 1.15 miliardë euro dhe me kaq para zgjidhej dhe tepronte problemi i shkatërrimeve të tërmetit. Do të zgjidheshin shumë lehtë nëse nuk do të prekeshin interesat e oligarkëve.
Për më shumë shikoni videon e plotë të emisionit.