“Ju flet Moska” – Askush nuk ka mandat për ta tjetërsuar Shqipërinë me refugjatë arabë

Kriza e emigrantëve në kufirin greko-turk ishte tema e trajtuar në emisionin “Ju flet Moska” në RTV Ora ditën e sotme (5 mars).

Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se kryeministri Rama kërkon që ta kthejë Shqipërinë në një kamp gjigant të pritjes së emigrantëve.

Kastriot Myftaraj: Viti 2020 duket se do të jetë viti i rinisjes së krizës së refugjatëve të ardhur nga Lindja e Mesme dhe më gjerë nga bota islame me shkakun e luftës në Siri në drejtim të ballkanit dhe më tutje në Bashkimin Evropian. Kjo gjë tashmë dihet. E ka paralajmëruar Presidenti turk Erdogan pas humbjes së turpshme që pësoi ushtria krenare turke përballë të ushtrisë së raskapitur në 9 vite luftë civile të Assad-it.  Ushtria turke u thye në luftën me ushtrinë e raskapitur siriane. Erdogan iu drejtua Evropës duke i kërcënuar se tani do të hapte kufirin për refugjatët që vinë nga Turqia e Siria por që vinë dhe nga vendet e varfra të Lindjes së Mesme. Shqipëria, Tirana zyrtare, qeveria e z. Rama kanë bërë premtime se do ta shndërrojnë vendin në një kamp të refugjatëve. Rama e ndjen se çfarë presin të huajt ndaj tij, dhe nuk nguron ta kërkojë atë paraprakisht. Këtu qëndron aftësia e tij për të ndenjur në pushtet. E për t’ju toleruar atij gjëra që nuk do t’ju toleroheshin të tjerëve, Berishës dhe Nanos. Z. Rama ka deklaruar se do të presë refugjatë të ardhur nga zonat e luftës. Njerëz pa dokumenta të cilët thonë se janë sirianë. Për këta njerëz që dynden përsëri edhe më tepër se në 2015. Vendet e Ballkanit janë vënë në alarm. Shqipëria është shpallur vend pritës. A ka mandat kryeministri Rama për ta bërë Shqipërinë një kamp të madh të pritej së refugjatëve. Në të vërtetë askush nuk e ka këtë mandat në Shqipëri sepse askush nuk ka mandat për të tjetërsuar vendin në mënyrë të pakthyeshme. Këta nuk janë njerëz që vinë për krah pune. Nuk vinë që të punojnë me 2 qind mijë lekë. Janë njerëz që nuk duan të punojnë.

Për më shumë shikoni videon e plotë

"Ju flet Moska" - Askush nuk ka mandat për ta tjetërsuar Shqipërinë me refugjatë arabë

SHKARKO APP