”Ju flet Moska” – Diktaturat komuniste dhe fashiste ishin më të sinqerta kur i mbyllnin mediat
Emisioni Ju flet Moska trajtoi këtë të premte temën ”Diktaturat komuniste dhe fashiste ishin më të sinqerta kur i mbyllnin mediat”.
Gazetari Kastriot Myftaraj e lidh këtë temë me vendimin e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor për mbylljen e RTV Ora. Ai shprehet se diktaturat komuniste dhe fashishte nuk kishin nevojë të justifikoheshin për mbylljen e mediave.
Kastriot Myftaraj: ”Në adresë të Radio Televizionit Ora ka ardhur një vendim gjobe nga ana e Inspektoriatit Shtetëror Shëndetësor, në të cilin Radio Televizioni Ora ndëshkohet me dy gjoba, secila me nga 2 milion lekë të reja. Deri në këtë moment se vejnë e vijnë vendimet e këtij Inspektoriati dhe nuk e di çfarë tjetër mund të ketë ardhur te recepsioni tani që jam duke folur drejpërdrejt. Arsyeja është se janë shkelur rregullat e vendosura në gjëndjen e jashtëzakonshme në kohën e pandemisë, në dy studio ku ka pasur më tepër të ftuar sesa parashikon ligji i fatkeqësisë natyrore. Ligjet janë bërë për tu zbatuar. Unë kur kam pasur probleme me ligjin për shkak të veprimtarisë time mediatike, shumë e shumë vite përpara e deri më sot, unë i jam adresuar gjykatës dhe i kam fituar. Por nuk kam vënë në diskutim ligjin po mënyrën se si e kanë interpretuar ligjin ata që ishin të ngarkuar për ta zbatuar atë. Në të njëjtën mënyrë do të logjikoj edhe për këtë çështje ku preket televizioni, pjesë e së cilës jam unë me emisionin tim. Diktaturat komuniste dhe fashiste nuk justifikoheshin shumë po i ndalonin mediat si fjala ndryshe. Ata e shpallnin ideologjinë e tyre si ideologji zyrtare dhe pastaj kush nuk i përkiste kësaj ideologjie ndalohej.”