“Ju flet Moska” – Dy planet “Trump” në 2020, ai Izrael-Palestinë dhe Kosovë-Serbi
Dy planet e Trump për të vendosur paqe midis Izralit dhe Palestinës e Kosovës me Serbinë ishte në fokusin e emisionit “Ju flet Moska këtë të hënë.
Gazetari Kastriot Myftaraj, shprehet se këto plane konsistojnë në lëshimin dhe marrjen e territoreve mes vendeve të përfshira.
Kastriot Myftaraj: Administrata e Presidentit amerikan, Trump ka punuar për të pasur një arritje të madhe ndërkombëtare gjatë mandatit të tij 4 vjeçar. Të nënshkruajë një marrëveshje të rëndësishme për një konflikt ndërkombëtar dhe si të tillë janë piketuar konflikti izraelito-palestinez. Kur është bërë përpjekje për marrëveshje me Korenë e Veriut, që me shumë gjasa nuk do të arrihet. Kanë bërë dhe një marrëveshje për paqe midis Kosovës dhe Serbisë. Dy marrëveshjet që po përparojnë mund të realizohen janë për Izraelin dhe Palestinën, dhe Kosovës e Serbisë. Plani për dy konfliktet është i ngjashëm se në të dy rastet kemi marrëveshje tokë për paqe. të dy palët lëshojnë tokë diku dhe marrin tokë diku në këmbim të paqes. I pari u shpall plani Izrael-Palestinë në janar siç dihet.
Po ta shikosh është plani më i arsyeshëm që mund të bëhet midis një fuqie, kur një palë e tretë i kërkon një fuqie që zotëron një territor në terren dhe është e pamposhtur ushtarakisht që të lëshojë tokë, por i kërkon dhe fuqisë tjetër të pranojë një kompromis duke dhënë diku e të marrë diku e të marrë një shpërblim financiar. Këtë plan e ka pranuar Izraeli dhe sipas këtij plani merr 30 përqind të bregut perëndimor të lumit Jordan ndërsa 70 përqind i merr Palestina. Kjo e fundit kompesohet për këto 30 përqind që lë atje, në jug të Garzës. Izraeli do të japë territore dhe në rajonin qëndror të tij. Toka të banuara me arab dhe do të ketë zhvendosje me 300 mijë arabësh në shtetin e Palestinës. Por ky plan, nuk do të sigurojë atë që do administrata Trump sepse do të zbatohet në mënyrë të njëanshme nga Izraeli.
Është nga ato marrëveshjet që nuk siguron një ceremoni ku Presidenti Trump dhe kryeministri izraelit dhe Presidenti palestinez të nënshkruajnë marrëveshjen. Këtë mund ta arrijnë nëpërmjet marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë. I njëjti plan po zbatohet nga po zhvillohet nga ambasadori Grenell. Qëllimi është që një marrëveshje e ngjashme të realizohet në Kosovë.