“Ju Flet Moska” – Edi Rama e trajton popullin e Shqipërisë si foshnjë politiko-shoqërore
Emisioni “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora, trajtoi këtë të enjte mënyrën se si kryeministri Rama e trajton popullin shqiptar si foshnjë.
Sipas Myftaraj, Rama ka përdorur dhe frikën për të nënshtruar dhe gënjyer foshnjën.
Kastriot Myftaraj: Popujt janë ashtu si njerëzit, një popull ka një moshë të foshnjërisë, të rritjes dhe një moshë të pleqërisë. Me shqiptarët ka ndodhur diçka ndryshe. Shqiptarët për shkak të rrethanave historike janë ende në moshën e foshnjërisë politiko-shoqërore. U përpoqëm të krijojmë shtetin, e krijuan të tjerët. Por kjo nuk do të thotë se kishim arritur një moshë pjekurie politiko-shoqërore. Këto bashkësitë e tilla që janë në moshën e foshnjërisë kontrollohen me anë të “magjistarëve”. Foshnja kontrollohet në dy mënyra, me anë të magjepsjes dhe me anë të frikës. Foshnja ka një veçori. Dorën e atij që e ushqen e shikon si dorën nga varet ky ushqim. Në popujt në gjendje foshnjëri politiko-shoqërore, dinë të sillen disa njerëz që i trajtojnë si foshnja. I tillë është dhe kryeministri Edi Rama. Duke e kuptuar mendësinë foshnjarake të shqiptarëve, Edi Rama u flet shqiptarëve në fushata për timon dhe lodra. Dhe foshnjat mrekullohen, habiten.
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë: