“Ju flet Moska” – Edi Rama sot në Prishtinë përdori togfjalëshin “hapësirë shqipfolëse”
Konferenca për mediat e kryeministrit Rama në Kosovë ishte në fokusin e emisionit “Ju flet Moska” këtë të martë (30 qershor) në RTV Ora. Gjatë kësaj konference, kryeministri Rama përdori togfjalëshin “hapësirë shqipfolëse”.
Kastriot Myftaraj: Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës për mediat që ka mbajtur sonte në Prishtinë, ka përdorur togfjalëshin “hapësira shqipfolëse”. Është një fjalë që përdoret për treguar një hapësirë që ju përket shqiptarëve. Hapësira kombëtare shqiptare ndahet në atë që është shtetërore, Republika e Shqipërisë ku jetojnë shqiptarë. Dhe janë përtej kufijëve disa të tjerë që kanë një frenim në tru, një vetëcensurë për këta që e përdorin. Pra nuk i quajnë shqiptarë sepse mendojnë se po vetëetiketohen si nacionalistë. Atëherë i quajnë shqipfolës. Flasin shqip por nuk janë shqiptarë.
Në fakt termi është fyes për ata shqiptarë që nuk e kanë bërë shkak që t’i fyesh kështu. Nuk meritojnë tua thuash. Ai që se ka bërë shkak, nuk mund t’i marrësh të gjithë dhe t’i bësh në një. Kryeministri Rama është një burrë shteti. Ai duhet ta dijë që termi shqipfolës është anti kushtetues në Kosovë, Shqipëri, Maqedoninë Veriore dhe në Serbi.
Për më tepër shikoni videon e plotë të emisionit