Ju flet Moska-Gënjeshtra themeltare politike në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Kosovës

Gjykata Speciale e Hagës ka publikuar draftin e plotë të zbardhur në shqip të aktakuzave ndaj ish-luftëtarëve të UÇK. Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi akuzohen për krime kundër njerëzimit, duke u bazuar në të drejtën ndërkombëtare të ndërshkueshme.

Emisioni “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj analizoi ato që i cilëson “gënjeshtra politike” në aktakuzën e Prokurorisë Speciale ndaj Kosovës

Myftaraj: Është botuar aktakuza e Propkurorisë  Speciale pranë dhomave të specializuara  të Gjykatës Speciale për Kosovën me qendër në Hagë. Teksti i plotë i aktakuzës ka krijuar debate. Sot do të prek një nga çështjet. Ka ngjallur debat të madh teksti i aktakuzës edhe në Shqipëri për shkak se një pjesë e krimeve që pretendohet atje se kanë ndodhur, thuhet se kanë ndodhur në Shqipëri, çka paralajmëron se do të ketë arrestime dhe të pandehur edhe në Shqipëri.Dua të diskutoj një çështje që përbën qëndrim politik në aktakuzë, supozohet që të mos ketë, të jetë një tekst juridik. Por propkurorët e çështjes i kanë lejuar vetes të japin mendime deri edhe për shpërbërjen e Jugosllavisë, deri edhe për fillimin e konfliktit midis Serbisë dhe Kosovës, mendime krejt të njëanshme. Është pak të thuash mendime proserbe, janë mendime serbe  në kuptimin më të keq të fjalës, të kohës kur ishte në fuqi Millosheviçi. Gënjeshtrat politike themeltare e kompromentojnë shumë rëndë aktakuzën e bëjnë një tekst që nuk ka lidhje me drejtësinë por një tekst politik që nuk është guxuar të bëhet në asnjë gjykatë ndërkombëtare.

Për analizën e plotë të këtyre fakteve shiko videon e emisionit:

"Ju flet Moska" - Gënjeshtra themeltare politike në aktakuzën e prokurorisë speciale ndaj Kosovës

SHKARKO APP