“Ju flet Moska” – Grupi i KÇK nën goditjen e KAÇAK-shtetit: Si do të perfundojë lufta?
Emisioni “Ju flet Moska” RTV Ora trajtoi këtë të martë nismën e marrë nga kryeministri i vendit për të luftuar grupin “KÇK”.
Gazetari Kastriot Myftaraj shprehet se për të ndërmarrë operacione të tilla, shteti duhet të funksionojë sipas ligjit në vend dhe jo të ligjit të dalë nga fantazia e kryeministrit.
Kastriot Myftaraj: Kryeministri Rama ka nisur një nga ato betejat e tij personale kundër atij që e quan KÇK. Fillimisht foli për një grup prokurorësh dhe gjyqtarësh që bashkëpunojnë me krimin të cilët nuk e kalojnë dot Vettingun dhe në bashkëpunim me kriminelët ata do të kapin ç’të kapin nga pronat. Kështu ishte para disa muajsh. Kur u bë një aksion kundër grupit KÇK doli se u godit bosi i krimit të organizuar në Shijak, të cilit iu konfiskua një resort. Kryeministri i ka vënë emrin një grupi kriminal. Këta njerëz nuk e quajnë veten KÇK. Këtë emër ua ka vënë kryeministri. Në fillim u shpik emri i grupit e pastaj vazhdon më tutje se këta njerëz kanë bashkëpunim për të realizuar objektivat e tyre. Për të ndërmarrë operacione të tilla, shteti duhet të funksionojë sipas ligjit. Sepse është e mundur që edhe të zbatohen ligjet edhe të konfiskohet pasuria e banditëve të tillë. Bëhet fjalë jo për ligje të dala nga fantazia e kryeministrit.
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë: