Ju flet Moska – I gjashti, enigmatik i udhëheqjes së UÇK-së dhe Gjykata Speciale
I gjashti, enigmatik i udhëheqjes së UÇK-së dhe Gjykata Speciale ishte në fokus të emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora këtë të mërkurë.
Myftaraj theksoi se të thirrurit të Gjykatës Speciale janë udhëheqës të UÇK-së dhe se është goditur rëndë delegacioni i Kosovës në Rambuje.
Myftaraj: Thacit i është provuar akuza dhe ka shkuar në Hagë. Së bashku me të kanë shkuar edhe disa politikanë të tjerë. Në këto foto janë disa nga të thirrurit të Gjykatës Speciale që janë udhëheqës të UÇK-së. Është goditur rëndë delegacioni i Kosovës në Rambuje. Nga ky delegacion nuk janë penalizuar 2 persona.
Ajo që të bën përshtypje është se Thaçi se ka qenë drejtor politik i UÇK-së si një organ i përbërë nga 5 persona. Kjo drejtori ka bërë veprimtarinë politikë të UÇK-së. këto vendime kanë qenë të përputhura me NATO-n dhe SHBA-në.
Në udhëheqjen e UÇK-së mungon një person si i thirrur nga Gjykata Speciale, i cili ka qenë një ndër drejtuesit kryesor, Xhavit Haliti. Ai ka qenë një ndërlidhësi kryesor me NATO-n dhe amerikanët që ndihmuar Kosovën në këtë luftë. Emri i tij është përmendur në raportet e huaja sekrete si një person me aktivitet të lartë kriminal. Haliti nuk është thirrur nga Gjykata Speciale, edhe pse ka pasur spekulime se është thirrur në mënyrë sekrete. Duket se dikush në qarqet ndërkombëtare dikush e mbron atë për të mbrojtur veten.