“Ju flet Moska” – Investimi i dytë, i madh ndërkombëtar për një diktator në Shqipëri

Emisioni “Ju Flet Moska” në RTV Ora trajtoi ditën e sotme temën e diktatorit të Shqipërisë, Enver Hoxha si investimi i dytë më i madh i bërë në historinë e vendit.

Gazetari Kastriot Myftaraj e konsideron atë si diktator të përkryer në rolin e tij të diktatorit.

Kastriot Myftaraj: Që kur është krijuar shteti shqiptar prej më shumë se 100 vitesh, ka pasur dy projekte të mëdha ndërkombëtare për të krijuar dy diktatorë në Shqipëri. Projekti i parë i madh ka qënë i Internacionales Komuniste në kohën e Luftës së Dytë Botërore. E dimë tanimë që u realizua prej të dërguarve jugosllavë. Ishte projekti Enver Hoxha dhe nuk është aq e thjeshtë kjo. Ka qënë një projekt i menduar që në përfundim të luftës Shqipëria do të kishte një diktator komunist. Shumë njerëz në vitet e vona të diktaturës së tij. Shumë njerëz do thonin, mbanin një qëndrim politik që e quanin diktator por unë e kam zgjidhur këtë me kohë duke thënë meqënëse ai e quante shtetin e tij zyrtarisht në Kushtetutë diktaturë atëherë çdo diktaturë ka një diktator. 

T’i thuhet Enver Hoxhës diktator do të thotë që ke përdorur rrjedhimin e arsyetimit të tij kushtetues. Pra udhëheqësi që e quan shtetin e tij diktaturë atëherë është diktator. I pëlqen apo jo atij dhe të tjerëve. Se si përfundoi ky projekt dihet veçse ata që e kishin përzgjedhur Enver Hoxhën kishin qenë njerëz shumë të aftë për të kuptuar natyrën njerëzore pra ditën ta parashikojnë. Ishte një diktator i përkryer në kuptimin e rolit të diktatorit. Pastaj në kuptimin e pasojave të ushtrimit të diktaturës së tij flasin shifrat si e la Shqipërinë, e la më të varfër se Kosovën që ishte në Jugosllavi, pra shqiptarët në Jugosllavi jetonin më mirë se sa shqiptarët në Shqipëri, në shtetin e lirë.

Për të mësuar më shumë shihni videon e emisionit të plotë:

"Ju flet Moska" - Investimi i dytë, i madh ndërkombëtar për një diktator në Shqipëri

SHKARKO APP