Ju flet Moska: Ja dhe koha e Edit!
Emisioni “Ju flet Moska” në Rtv Ora nga Kastriot Myftaraj analizoi mbrëmjen e sotme periudhën 8 vjeçare të Edi Ramës si Kryeministër dhe pasionin e tij për politikën e jashtme.
Myftaraj: Në gjuhën popullore sa i përket pushtetit politik në Shqipëri është bërë zakon të flitet për kohë të Zogut, kohë të Enverit, kohë të Ramizit, kohë të Saliut, kohë të Fatosit, kohë të Metës dhe erdhi dita të flitet për kohën e Edit, Edi Ramës.
Nga të gjitha këto periudha të pushtetit më me pritshmëri për të gjitha ka qenë koha e Edit sepse megjithëse Sali Berisha erdhi në pushtet pas ndryshimeve në vend nuk pritej ndonjë gjë e jashtëzakonshme nga një ish-komunist në moshën 48-vjeçare që u bë President dhe nuk mori as përgjegjësi të qeverisjes.
Edi Rama u bë Kryeministër kur mund të merrte çdo post që donte. Që në 2013, Edi është Kryeministër i plotfuqishëm, ka bërë ligjet që ka dashur, është koha e Edit. Për nga pritshmëritë e mëdha është një zhgënjim, kemi hyrë në vitin e 8 të kohës së Edit.Tani kërkon një mandat të treë, koha e Edit mund të zgjatet në 12 vjet dhe ka shumë mundësi të zgjatet jo për arritje të Edit por për dobësinë e opozitës.
Fatkeqësisht zoti Rama megjithëse Kryeministri i një vendi të varfër ku njerëzit kishin pritshmëri të mëdha për zhvillimin e ekonomisë që në fillim tregoi pasionin e tij për tu marrë me politikën e jashtme.Fjalimin e tij të parë si Kryeministër e ka nisur duke u marrë me Sirinë, donte të fitonte pikë në arenën ndërkombëtare duke marrë përsipër asgjesimin e armëve kimike të Sirisë që ju morën regjimit të Assadit. Dihet sesi ndodhi. Shqipëria si vend i vogël nuk mund të ketë rol të madh në politikën e jashtme. Për njëfarë kohe deshi të bëhet lideri i Ballkanit Perëndimor, është Kryeministri apo shtetari shqiptar që ka vajtur më shumë në Beograd, 4-5 herë.
I vetmi Kryeministër që ka krijuar marrëdhënie jetëgjata me një lidert serb, me Vuçiçin. Edi Rama ende vazhdon të mos e kuptojë se përparësia kryesore e një lideri të një vendi të varfër duhet të jetë ekonomia, rritja e mirëqënies, pakësimit të varfërisë. Nuk është puna se ka dështuar por nuk ka shumë dëshirë të merret me ekonominë.
Për ekonominë është marrë vetëm me PPP që kanë pasuruar disa njerëz të dalë nga hiçi, oligarkë të vjetër dhe të rinj të prodhuar gjatë qeverisjes së tij.
Ka bërë operacione të bujshme si OFL. Por në të njëjtën kohë na vinë offshoret, kompani që nuk i dihet pronësia, marrin koncesione, PPP. Të gjithë e dini si erdhi kompania SHELL, kanë kaluar 6 vjet dhe nuk dihet sa të ardhura ka nxjerrë shteti nga nafta që nxjerr SHELL. Kjo nënkuptohet se bëhen pagesa nëndorë dhe qeveria mbyll gojën.
Reforma në drejtësi u bë më bujë të madhe, dy mandate është marrë kjo qeveri dhe peshqit e mëdhenj në vitin e 8 të qeverisjes janë bërë peshkaqenë. Koha e Edit ishte një zhgënjim. Edhe sikur të marrë mandatin e tretë nuk priret përmirësim. Vendi ka nevojë për përmirësim ekonomik, përmioësim të mirëqënies. Zhgënjimi më i madh është shprehur me ikjen e njerëzve jashtë.