Ju flet Moska: Kanali polak në Tiranë për trafikimin e shqiptarëve të Kosovës në BE

Zgjedhjet në Kosovë, emigrimi i popullsisë dhe dyndja e shqiptarëve të Kosovës pranë Ambasadës polake në Tiranë për viza ishin në fokus të analizës së emsionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.

Myftaraj:  Këto ditë në Kosovë po mbahet fushata zgjedhore për zgjedhjet e 14 shkurtit. Shumë tema diskutohen dhe debatohen mes politikanëve dhe analistëve jo vetëm në Prishtinë por edhe në Tiranë. Por nuk kam dëgjuar shumë të bëhet fjalë për rrjedhjen, hemoragjinë, zbrazjen e Kosovës nga popullsia shqiptare, largimin. Që kur ndodhi lufta e Kosovës dhe spastrimi etnik nga Serbia në vitet 1998-1999 ka vazhduar një spastrim etnik i heshtur i shkaktuar nga shumë forca të ndryshme që nga varfëria që nuk është e rastësishme në Kosvë dhe forca të tjera nxitëse, shtytëse për të bërë një spastrim të zgjatur në kohë, të heshtur dhe pa shumë bujë të popullsisë shqiptare të Kosovës. Ky spastrim ka disa kanale, ka kanale të drejtëpërdrejta nga Kosova, ka edhe kanale të tërthorta dhe një i tillë vihet re këto ditë në Tiranë. Pranë hyrjes së Ambasadës së Polonisë në Tiranë vihet re prania e shtuar e qytetarëve nga Kosova, të cilët kërkojnë të marrin viza të një vendi të BE si Polonia për të kaluar drejt vendeve të tjera të BE.

Për analizën e plotë klikoni videon e emisionit

SHKARKO APP