“Ju flet Moska” – Kina s’i kërkon as falje botës për virusin, për të cilin e pohon se doli atje
Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora, këtë të premte trajtoi temën e virusit Covid-19.
Në analizën e tij gazetari Kastriot Myftaraj Myftaraj, thotë se Kina ka pranuar mjaftueshëm fakte që do ta detyronin t’i kërkonte falje botës për problemin që shkaktoi me Covid-19.
Kastriot Myftaraj: ”Kina ka pranuar zyrtarisht në nivelin më të lartë të autoritetit të saj shtetëror mjaftueshëm fakte, që për një shtet të qytetëruar do ta bënin të domosdoshme, të ndjente detyrimin për t’i kërkuar falje botës, pse jo edhe shteteve veç e veç me anë të ambasadorëve të saj, për këtë problem që iu shkaktuan me anë të virusit Covid-19. Këtu nuk them për përgjegjësi, po them për minimumin. Kur them mjaftueshëm fakte, kam parasysh që, për shëmbull, më 1 dhjetor 2019, autoritetet kineze kanë pranuar zyrtarisht rastin e parë të një sëmundje me Covid në një provincë nëWuhan. Kjo është pranuar zyrtarisht nga autoritetet e larta kineze, në nivelin më të lartë shtetëror. Në 31 dhjetor, një njoftim nga autoritetet shëndetësore në Wuhan pohoi 27 raste të prekura nga virusi dhe këshilloi përdorimin e maskave. Edhe ky ishte një njoftim shtetëror, dhe mos harrojmë që kemi të bëjmë me një shtet të qendërzuar. Pra, ku ajo që bëhet në një provincë miratohet në fillim nga qendra, nga kryeqyteti, është një shtet diktatorial mos ta harrojmë.”
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë: