“Ju flet Moska” – Kur ta vënë arsyen në gjumë, të trembin me përbindësha të shpikur
“Kur arsyeja fle, të trembin me përbindësha të shpikur” ishte tema e emisionit “Ju flet Moska” këtë të martë.
Në analizën e tij, gazetari Kastriot Myftaraj e lidh këtë shprehjen me situatën e krijuar nga pandemia e COVID-19.
Ai thotë se në një kohë kur njeriu ka shumë mundësi për tu informuar, ai është më i painformuar.
Kastriot Myftaraj: Edhe diktaturat më të forta në historinë e njerëzimit kur kanë dashur ta trembin njeriun, nuk kanë mundur ta bëjnë këtë pa i krijuar frika të brendshme. Është ajo që piktori spanjoll i shekujve 18-19, Francisko Goya thotë, duke marrë një shprehje të Volterit. Njerëzve kur ua venë arsyen në gjumë, lindin përbindëshat. Dhe mund të thuhet sot se kur ta venë arsyen në gjumë, mund të trembin me përbindësha të shpikur.
Jetojmë në një kohë kur njeriut ja venë arsyen në gjumë megjithëse ka shumë ndriçim për mendje, jo vetëm libra por dhe internet. Merret informacioni gjithandej. Ka një mekanizëm dinak për ta vënë arsyen në gjumë dhe njeriu shikon përbindësha. Shembulli është kjo periudhë me koronavirusin. Në këtë periudhë kur njerëzimi i ka të gjitha mundësitë të informohet, njeriu është më i painformuar se kurrë. Ka një lumë informatash që vijnë gjithandej të cilat nuk arrijnë që t’i përpunojnë.
Kjo mbingopje informacioni mbase bën efektin e kundërt, nxit gjumin e arsyes dhe përbindëshat vijojnë të lindin lirisht. Kështu krijohet frika e brendshme ashtu si dhe ajo e jashtme. Kjo ka ndodhur dhe me shqiptarët. U krijua frika e jashtme me ato autoblinda me mitroloza, që në fillim u thanë që nuk kishin se si i çmontonin. Por ne e dimë që kur dalin armët në qytet me makina duhet të jenë me atë këllëfin që kanë të lidhura me litar, që do të thotë që nuk kanë dalë me qëllim luftarak.
Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë