“Ju flet Moska” – Një krahasim i dy librave, “Misioni im” të Bashës dhe “Kurban” të Ramës
Libri i botuar së fundmi nga Lulzim Basha me titull “Misioni im” dhe ai i kryeministrit Edi Rama i botuar më herët “Kurbani” ishin në fokus të analizës së emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Sot do të bëj një krahasim të dy librave, “Misioni im” të botuar së fundmi nga Lulzim Basha dhe librit “Kurban” të botuar më herët nga Edi Rama.
Basha ka zgjedhur një titull neutral, parimor, në raport me kundërshtarin. Edi Rama për librin e tij zgjodhi një titull sulmues ndaj kundërshtarit politik.
Edi Rama zgjodhi një ngjarje që kishte ndodhur në 2011, një ngjarje për të cilën Rama mendonte se ishte një pikë e dobët e kundërshtarit të tij, një gjë me të cilën mendonte se mund ta godiste Bashën.
Kur Basha mori detyrën e kryetarit të Bashkisë në 2011, në ditën që Basha hyri në Bashki, një grup veprimtarësh, militantësh të PD morën një dash dhe te hyrja e ndërtesës së bashkisë të Tiranës e therën atë duke bërë një kurban.
Rama e kapi këtë ngjarje dhe e bëri titull të librit, me këtë ngjarje nis libri i tij “Kurban”.
Gjithashtu Rama e përdori ngjarjen e kurbanit para Bashkisë si idenë qëndrore të librit, që për pushtetin Basha dhe Berisha bënë kurban dhe protestuesit të 21 janarit të atij viti, kurbanet urbanistike, ndërtimet, shpërdorimet e buxhetit të shtetit, paratë e popullit, Rrugën e Kombit, oligarkët dhe të gjitha të tjera.
Basha nuk ka zgjedhur një ide të tillë dhe për mendimin tim kjo është pika e dobët e Bashës.
Si Rama dhe Basha librat i shkruajnë mbi bazën e këshillës të atyre këshilltarëve amerikanë për marrëdhënien me publikun.
Klikoni videon e emisionit për analizën e plotë.