“Ju flet Moska” – Një mësim i vlefshëm për Edi Ramën nga një anekdotë e librit të kuq të Maos

Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora, këtë të mërkurë trajtoi se si një anekdotë e librit të kuq të Mao Tse Tung ka shërbyer si një mësim i vlefshëm për kryeministrin Rama në menaxhimin e krizës kundër COVID-19.

Gazetari Kastriot Myftaraj, në analizën e tij thotë se si Edi Rama pret që rezultati në Shqipëri të jetë i njëjtë me atë të anekdotës.

Myftaraj: Këto javët e fundit po flitet shumë për Kinën në botë si asnjëherë tjetër.  Unë kam librin e kuq të citateve të udhëheqësit Mao Tse Tung. Është një përmbledhje e mendimit të tij që do t’i shkonte çdo kinezi dhe do të përhapej në të gjithë botën. Është një libër i çuditshëm që ngërthen mendimin ideologjik komunist të kohës kur jetonte Maoja me mendimin e vjetër kinez i shprehur me fabula. Në një vend Mao thotë që një bretkosë që jetonte brenda në pus thoshte se qielli është sa gryka e pusit. Kjo nuk është e drejtë sepse nuk është e vërtetë. Nëse do të thoshte se një pjesë e qiellit është sa gryka e pusit, kjo do të ishte e drejtë se do t’i përgjigjej fakteve. 

Kryeministri Rama i ka vënë shqiptarët në rolin e kësaj bretkosës për të cilën tregon Mao. Rama ka urdhëruar mbylljen e shqiptarëve në shtëpi, në bazë të logjikës së pusit. Ai ka bërë një numër shumë të vogël testimesh. Ka ndaluar që qytetarët të bëjnë në mënyrë të pavarur testime. Ka krijuar një grykë pusi me disa informacione përzgjedhëse nga bota siç i vjen mbarë. Mbi bazën e tyre ai kërkon që ta shohë realitetin si qiellin e madh sa gryka e pusit. Kjo ka një çmim shumë të lartë mbi të gjithë shqiptarët. Bretkosa edhe nëse do të arrinte të kërcente në grykën e pusit, nuk do kishte si të reagonte ndryshe për fatin e saj si bretkosë. Nuk do të bënte asgjë. Ndoshta Rama shkon me llogarinë se njerëzit do të sillen si kjo bretkosë.

Për më shumë shikoni videon e emisionit të plotë:

"Ju flet Moska" - Një mësim i vlefshëm për Edi Ramën nga një anekdotë e librit të kuq të Maos

SHKARKO APP