“Ju flet Moska” – Osmanizmi i islamit zyrtar në Shqipëri është krim antikushtetues

Osmanizmi i islamit zyrtar në Shqipëri është krim antikushtetues  ishte në fokus të emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në RTV Ora këtë të mërkurë.

Myftaraj theksoi se myftina e Shkodrës ka bërë postimi në Facebook duke bërë thirrje “duam babën”.

Myftaraj: Këtë vit myftinia e Shkodrës, e njohur me ligj si një pjesë e madhe e myslimanëve në Shqipëri, merre përsipër që të bëjë një thirrje “duam babën”. Në profilin zyrtar të myftinisë së Shkodrës është vënë një citim i sulltan Abdull Ahmitit të II-të, i cili është shtypësi lidhjes së Pejës dhe Prizrenit me armë. Ky njeri është përpjekur që të shtypë gjithë kryengritjet në veri dhe jug. U quajt si sulltani i kuq pasi bëri shumë gjakderdhje.

Islam shqiptar nuk ka lidhje me perandorinë osmane. Islami është një fe, por shteti osmani është një fantazi e disa personave. Më shumë se sa myslimanë këta janë osmanë. Gjëra të tilla janë të rënda pasi janë antikushtetuese. Myftinia e {Shkodrës dhe komuniteti mysliman kanë për detyrim që të respektojnë kushtetutën e vendit tonë. Vendi ynë u bë i pavarur nga perandoria osmane dhe nga këta sulltanë. Këta e përmbysin këtë pavarësi.

Ju flet Moska - Osmanizimi i islamit zyrtar në Shqipëri është krim antikushtetues

SHKARKO APP