“Ju flet Moska” – Pasojat e aleancës faktike amerikano-ruse për rritjen e çmimit të naftës
Emisioni “Ju flet Moska” në RTV Ora solli në fokus këtë të mërkurë pasojat e aleancës faktike mes ShBA-së dhe Rusisë për rritjen e çmimit të naftës.
Gazetari Kastriot Myftaraj thotë se nëse kjo kjo aleancë nuk po funksionon për shkak të gjendjes së krijuar nga koronavirusi.
Por çfarë do të ndodhë pasi kjo pandemi të mbarojë?
Kastriot Myftaraj: Një luftë e re ekonomike dhe politike është zhvilluar për çmimin e naftës në botë. Kryesisht midis dy prodhuesve më të mëdhenj të botës, Arabisë Saudite dhe Rusisë. Kur tashmë kriza kishte marrë fund me një marrëveshje por çmimi i naftës vazhdonte të binte. Por sot vazhdon të jetë i ulur përtej pritshmërive të atyre që bënë marrëveshjen. Gjithçka nisi kur Arabia Saudite vendosi të rrisë prodhimin pa kufizim deri në 13 mln fuçi nafte në ditë, atëherë dhe Rusia që është prodhuesi tjetër u kundërpërgjigj dhe u shkaktua rënia e çmimit të saj.
Por kjo rënie nuk u pëlqeu ShBA të cilët historikisht e kanë pasur Arabinë Saudite një aleate strategjik për sa i përket naftës. Kjo e fundit që prej vitit 1973 kur filloi rritja e çmimit të naftës pas luftës arabo-izraelite të atij viti. Ulja e çmimit të naftës nga Arabia Saudite me mbështetjen e amerikanëve ka stabilizuar tregjet. Këtë radhë ShBA i kërkuan Arabisë rritjen e çmimit të naftës. Siç kanë zbuluar mediat, ka qenë Presidenti Trump që në datën 2 prill ka pasur një bisedë telefonike të ashpër me Princin Saudit.
Trump i ka thënë prit për rritjen e çmimit të naftës. Mos vazhdo të nxisësh uljen e çmimit të naftës ndryshe do t’i tërheqim trupat dhe armët tona nga Arabia Saudite dhe siç ka pohuar vetë Trumpi më vonë, ai e di që për dy javë bie familja trashgimtare e Arabisë nga pushteti. Brenda 10 ditëve u arrit një marrëveshje që të shkurtoheshin 9.5 mln fuçi në ditë. Arsyeja për të cilën ShBA i kërkoi Arabisë Saudite që të ulë prodhimin e naftës është se ShBA janë një prodhues nafte. Nuk kanë leverdi që të bjerë çmimi i naftës. Ndryshe nga çfarë kishte ndodhur më parë u krijua një aleancë ruso-amerikane për rritjen e çmimit të naftës e cila nuk po funksionon pasi ka rënë kërkesa për shkak të gjendjes së krijuar nga COVID-19. Aleanca faktike ruso-amerikane nëse realizon rritjen e çmimit të naftës do të jetë ajo që do ta shpëtojë Rusinë.