“Ju flet Moska” – Përmbysja që sjell në botë rënia e çmimit të naftës

Rënia e çmimit të naftës për shkak të përhapjes së pandemisë COVID-19 ishte dhe tema e trajtuar në emisionin “Ju flet Moska” këtë të mërkurë.

Gazetari Kastriot Myftaraj thotë se rënia e çmimit të naftës në vitet 80 ishte një prej arsyeve të shpërbërjes së Bashkimit Sovjetik, e një gjë e tillë mund të ndodhë edhe në ditët e sotme.

Kastriot Myftaraj: Në këtë kohë kur diskutohet shumë për koronavirusin një tjetër ngjarje më bën përshtypje në lidhje me të parën. Rënia ndjeshëm e çmimit të naftës aq sa mund të quhet e lirë. Çmimi i naftës në botë ka rënë në nivele historike. Ka rënë në minus për sa i përket atyre kontratave që shiten paraprakisht që shiten për muajin maj. Paguajnë para që të blesh. Bëhet fjalë për naftën amerikane por e njëjta është me të gjitha. 

Nafta ruse kuotohet me diçka më shumë se 20 dollarë por kjo ka të bëjë më tepër me transportin me anë të tubacioneve. Për sa i përket leverdisë nuk ka. Që nafta ruse të ketë leverdi duhet që çmimi i saj të jetë mbi 40 dollarë. Nafta e vendeve arabe, nxirret me 2-6 dollarë kosto. Që të ketë leverdi në këto vende, nafta duhet të shitet me 70 dollarë minimumi për shkak se në këto vende nafta ka shumë peshë në ekonomi. Në ShBA prodhimi i naftës ka leverdi që të dalë të paktën deri në 30 dollarë. 

Rënia e madhe e çmimit të naftës dhe gazit në bursa ishte ishte faktori kryesor i shpërbërjen së Bashkimit Sovjetik në vitet 80. BS investoi shumë në industrinë e naftës dhe gazit pas rritjes së çmimit në tregun botëror. Kur BS mendoi se mund të mbështetej në të ardhura nga nafta pati një rënie të madhe të çmimit të saj në fillim të viteve 80. E njëjta gjë mund të ndodhi sërish për vendet që mbështeten kryesisht tek nafta ditët e sotme. Vendet arabe, Gjiri Persik. 

SHKARKO APP