Ju flet Moska: Po bëjnë ligje sikur nuk do të dalin në opozitë
Drafti i Ministrisë së Drejtësisë për ndryshime në kodin penal që kriminalizon shpifjen në rrjetet sociale duke parashikuar dënime të rënda për rastet kur atakohen personat publikë apo partitë politike ishte në fokus të emisionit “Ju flet Moska” nga Kastriot Myftaraj në Rtv Ora.
Myftaraj: Çdo parti politike në botën demokratike kur është në pushtet dhe bën ligje mendon gjithmonë sesi do të përdoren këto ligje kur ajo do të jetë në opozitë sepse partitë mund të joshen dhe të bëjnë ligje për kohën kur janë në pushtet që ti përdorin ndaj kundërshtarëve, i përdorin për të shtypur kritikat ndaj qeverisë të krijuar prej tyre dhe asnjë qeverie apo pushtetari në botë nuk i pëlqejnë kritikat.
Të gjithë mendojnë se mund të bëjnë ligje që do ti përdorin për të mos lejuar kritikat, qortimet ndaj pushtetit, sjelljes së tyre si politikanë, si pushtetarë, megjithatë mendojnë se çfarë do të bëhet kur të jenë në opozitë. Përveç diktaturave, në çdo vend demokratik një parti në pushtet do të dalë një ditë në opozitë. Sot në Shqipëri, PS në pushtet po bën disa ligje sikur nuk do të dalë kurrë në opozitë sepse janë në fund të mandatit të dytë. Ja supozojmë se marrin një mandat të tretë por në një vend të varfër si Shqipëria, ku politika i zhgënjen njerëzit, nuk mund të ketë më shumë.
Madje dhe mandati i tretë mund të merret duke përdorur shtetin në zgjedhje. Ndryshimet e fundit të këtij lloji janë ato që pritet të bëhen në kodin penal, përkatësisht neni 227 për shpifjen dhe neni 238 për cënimin e imazhit të personit. Në rastin e shpifjes synohet qartë të shkurajohen të gjitha kritikat, qortimet ndaj pushtetarëve të sotëm, ndaj pushtetit të sotëm. Mënyra si është formuluar neni e bën të tillë që ti mbyllë të gjitha shtigjet që të shprehësh opinionin për sjelljen, qëndrimin, veprimet e një zyrtari publik. Jemi si në diktaturë.
Këta bllokojnë informacionin që kanë detyrim ligjor dhe pastaj thonë ti ke shpifur. Marr një shembull konkret. I kam drejtuar zuyrtarisht një shkresë drejtorit të Agjencisë për Administrimin e Pronave të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Artur Kala, ku i kërkoj CV e tij. Ai nuk kthen përgjigje se nuk ka CV, jetëshkrimi i tij është kryetar i PS Bulqizë, dhe ai nuk përgjigjet.
Për analizën e plotë shikoni videon e emisionit.